Month: September 2022

IDUS & Be-Active 2022

Dita nderkombetare e sportit Universitar-IDUS & Be-Active! Pasioni dhe dashuria për sportin është ajo çka duhet të trashegohet ndër vite ne jeten akademike Studentore. Këto janë dhe synimet e ketyre diteve që nxisin jetesën e shëndetshme dhe mirqënien e studentëve por edhe e të gjitha moshave. Andaj, Akademia e vullnetareve FSHSU, organizoi një aktivitet në lojën e 3×3 Basketball ne qender te Tiranes. Teksa luanin, pranë tyre u bashkangjitën edhe qytetarë të tjerë dhe internacional. Jemi shumë të lumtur që nëpërmjet këtij aktiviteti, te transmetonim vlerat e sportit edhe ne komunitet!

BE ACTIVE & IDUS 2022

Në këto ditë kaq të veçanta dhe të plotëkuptimta,u organizuan disa aktivitete te ndryshme me të gjithë pjesmarresit e konventës në EUSA. Të gjitha moshat ishin tëperfshira ne sporte te ndryshme si voleyball,basketball apo badminton. Internatioanl day of university sport(IDUS) dhe ditët e BE ACTIVE janë një mundësi e mirë të na bëjnë të drejtohemi drejt një jete më aktive dhe drejt zgjedhjeve më të shëndetshme.

HealthyLifeStyle4all 2022

Brukseli, vendi ku u prezantuan idetë brilante të të rinjve europianë. Një iniciativ e HealthyLifeStyle4all, e sjellë nga komisioni Europian, ku vullnetarja shqiptare znj.Flobena Nikolli,njëherësh edhe anëtare e komitetit ekzekutiv të EUSA,e përfaqsoi atë. Është krijuar një “laborator” i quajtur “ YouthIdeasLab”, ku u përzgjodhën të marrin pjesë të rinj nga e gjithë europa dhe jo vetëm. Ata bënë takime me komisionerët Europian dhe kanë sjellë ide të tyre mbi këtë iniciativ inovative. Një ide sa e bukur aq edhe e rëndësishme ,në vlerësimin dhe mbështetjen e të rinjve. Faleminderit Flobena për përfaqsimin dinjitoz, si një shembull dhe model për “Akademinë e vullnetarëve” të FSHSU