Qëllimi i Akademisë së Vullnetarëve FSHSU-së
- Akademia do të funksionojë sipas modeleve bashkohore të organizatave ndërkombëtare në të cilat FSHSU aderon, FISU dhe EUSA .
- Qëllimi i Akademisë është të përfshijë në organizimin e aktiviteteve të FSHSU-së student dhe individë që dëshirojnë të angazohen vullnetarisht dhe japin kontributin e tyre për sportin universitar.
Krahas kësaj, FSHSU me krijimin e kësaj akademie ka për qëllim të ofrojë eksperienca profesionale për personat që do të bëhen pjesë, të realizojë trajnime, stazhe pune , kurse formimi kombëtare dhe ndërkombëtare duke i pajisur me çertifikata dhe vërtetime individët që do të jenë pjesë e akademisë, konformë vlersimeve përkatëse.
Akademia e Vullnetarëve të FSHSU-së ka për qëllim gjithëpërfshirjen e të rinjve në organizimin e aktiviteteve sportive.
Regjistrimi
Individët do të regjistrohen në Akademinë e Vullnetarëve të FSHSU-së duke plotësuar Formularin e Rregjistrimit, duke dorëzuar dokumentat identifikuese, pasi të jenë njohur me qëllimin e akademisë, të drejtat dhe detyrimet që mund të lindin.
Të drejtat dhe detyrimet
- Anëtarët e AV-FSHSU-së, kanë të drejtën të njihen më rregulloren e funksionimit të kësaj akademie dhe vullnetarëve të saj.
- Anëtarët e AV-FSHSU-së kanë të drejtë të formohen dhe informohen paraprakisht nga drejtuesit e FSHSU-së mbi të gjitha detyrat apo rolet që do të zhvillojnë gjatë veprimtarisë së tyre si vullnetar.
- Anëtarët AV-FSHSU-së kanë të drejtën që në bazë të impenjimit dhe pas vlerësimit nga drejtuesit e FSHSU-së të pajisen me vërtetime apo çertifikata për veprimtarinë e tyre.
- Anëtarët e AV-FSHSU-së kanë të drejtën që në bazë të vendimit dhe vlerësimit të drejtuesve të FSHSU-së të rimbursohen për shpenzimet e realizuara në kuadër të veprimtarisë si vullnetar i FSHSU-së gjatë aktiviteteve të saj .
- Anëtarët AV-FSHSU-së kanë detyrimin të realizojnë detyrat e caktuara dhe të pranuara me përgjegjësi të plotë.
- Anëtarët AV-FSHSU-së kanë detyrimin të mos braktisin pa motiv dhe paralajmërim detyrën e caktuar. Anëtarët AV-FSHSU-së kanë detyrimin të marrin pjesë në mbledhjet dhe takimet në kuadër të organizimit të aktiviteteve të FSHSU-së sa herë të jetë e nevojshme .
Çertifikatat dhe Vërtetimet
Sipas rastit dhe vlersimit të brëndshëm do të lëshohen, vërtetime dhe çertifikata, të cilat do të firmosen nga Presidenti I FSHSU-së apo Sekretari i Përgjithshëm i FSHSU-së dhe në raste specifike nga të dy së bashku.
Rregjistrohuni në akademinë e vullnetarëve
- info@fshsu.al
- Sekretari I Pergjithshem: holtion.orhani@fshsu.al
- Tirane, Albania
- (+355) 0695258610