Federata Shqiptare

Kupa Dimërqor Studentor 2022

Punë, ndeshje dhe shumë emocione çdo ditë prane Federatës Shqiptare të Sportit Universitar! U mbyll sot me sukses Kampionati Dimëror Studentor 2022, i organizuar në bashkëpunim me Institutin Jeta e Re. Për disa ditë rradhazi u zhvilluan ndeshjet në disiplinën football (vajza-djem). Skuadrat fituese dhe përfundimi i Kampionatit u finalizua sot me shpërndarjen e çertifikatave, medaljeve dhe kupave. Në fjalën e tij presidenti i FSHSU, z.Besnik Veliu theksoi bashkëpunimin me IJR dhe kampionatet e ardhshme, në disiplina të shumëllojshme sportive, duke mos harruar dhe Kampionatin Europian Universitar 2023 i cili do të zhvillohet në Tiranë! I urojmë suksese skuadrave fituese dhe të gjithë studentëve pjesëmarrës të cilët iu përkushtuan plot vullnet e dëshirë ndeshjeve!

Faleminderit dhe Instituti Jeta e Re për mbështjen dhe bashkëpunimin!

Turneu Universitar i Tiranes 2022

“Turneu Universitar i Tiranes “ ,ku pjesëmarrës ishin 16 universitete. Fitues në këto disiplina ishin :

  • volleyball femra: Universiteti i Sporteve
  • basketball meshkuj : Universiteti Bujqësor
  • futsal:Universiteti “Marin Barleti”

Çertifikatat , medaljet dhe kupat u dorëzuan nga presidenti i FSHSU z.Besnik Veliu , Drejtori Sportiv i EUSA z.Miha Zvan si dhe delegati teknik për futbollin nga EUSA z.Andreas Demetriou. Sporti dhe jeta aktive është një nga mënyrat më të mira gjithëperfshirëse dhe rinia di më së miri të bëhet pjesë e saj!

Kampionatit Kombëtar Universitar 2021/2022

Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu i uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse.

“Kënaqësi dhe krenari t’i jepet kjo mundësi të rinjve plot vlera!” 🏅Gjithashtu z. Veliu ndau lajmin se finalet e kampionateve kombetare Universitare per vitin 2022-2023, pas eleminatoreve do të zhvillohen pranë Resort FAFA në Mars 2023. Disiplinat në të cilat skuadrat do të përfaqësojnë universitetet e tyre do të jenë:

volleyball- femra

footsal-meshkuj

basketball-meshkuj.

Vlen të theksohet mbështjetja që FSHSU i ka dhënë studentëve në aktivitete sportive, të organizuara në rang kombëtar e jo vetëm!

Kupën Sportive 65 Vjet UT 2022

Një dite kaq e veçantë kjo e sotmja ,ku me rastin e 65 vjetorit ,“Universiteti i Tiranes” ka organizuar “Kupën Sportive 65 Vjet UT”. Pjesëmarrës janë 6 fakultete ,ku do te garojnë pedagogë dhe studentë ne disiplinat volejboll dhe basketboll. Pjesëmarrës ne ceremoninë e hapjes së kësaj kupe, ishin dhe vullnetarët e FSHSU , të cilët dhanë kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e saj.

Kampionatin Europian Universitar të Futbollit 2023

Është kënaqësi e veçantë të shpërndajmë lajmin e madh për të gjithë mjedisin studentor në vend ,se Tirana do të mirëpresë verën e ardhshme ,midis datave 25 qershor-04 korrik 2023, “Kampionatin Europian Universitar të Futbollit “. Për nëntë ditë rresht , Tirana do të ngjyroset nga qindra të rinj europian që do të përfaqsojnë 28 universitete nga më të mirët e Europës. Ky kampionat ,do të ndikojë fort në zhvillimin e Sportit Universitar në Shqipëri ,në shkëmbimet akademike, promovimin e qytetit të Tiranës ,turizmin etj. Kampionati “Tirana 2023”, do të dhurojë një atmosferë të papërsëritshme , duke kurorëzuar më së bukuri ,vitin e Tiranës si kryeqyteti sprotiv Evropian!

Be Active 2022

Në kuadër të aktiviteteve “Be active “, FSHSU ka organizuar aktivitetin e rradhës ,me synim promovimin e një jete të shëndetshme dhe aktive për të gjithë nivelet e moshave të.

Turneu Ndërkombëtar Studentor i Shahut 2022

Përfundoi Turneu Ndërkombëtar Studentor i Shahut i organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar. Në mbyllje të këtij kompeticioni u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit, ku veç pjesemaresve ishte i pranishëm dhe prefekti i Qarkut Korçë, z. Nertil Jole.

Fitues u shpallën :

  • Çmimin I e fitoi Ardit Uruqi nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë.
  • Çmimin II e fitoi Rafahlia Tsouli nga Universiteti “Western Macedonia”, Greqi
  • Çmimin III e fitoi Bardh Avdiu nga Universiteti “Hasan Prishtina” Kosove.
  • Falënderime për pjesëmarrjen në këtë turne shkojnë për:
  • Universitetin “St. Kliment Ohridski”,
  • Western Macedonia.
  • Universiteti nga Florina-Greqi.
  • Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë.
  • Universiteti i Tiranës.
  • Universiteti Bujjqësor i Tiranës.
  • Universiteti Politeknik i Tiranës.
  • Universiteti “Luigj Gurakuqi “Shkoder.
  • Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë.
  • Universiteti “Polis”, Tiranë.
  • Universiteti Mjekesor, Tiranë.
  • Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

Maratona e Tiranës 2022

Sot në daten 23.10.2022 ,u organizua “Maratona e Tiranës”,një nga eventet sportive më të mëdhaja në vend.E ndarë në katër kategori :

  • 42km
  • 21km
  • tirana 10k

FSHSU sigurisht që u paraqit me ekipin e vullnetarëve ,të cilet përveç dhënies së ndihmës së tyre ,u argetuan pafund. Një eksperiencë sa e bukur aq edhe e veçantë ! Gjithmonë pjesëmarrëse e tyre FSHSU ndihet krenare dhe gjithmonë mbështetëse për të tilla aktivitete dhe njerëzve që vrapojnë për kauza të bukura. Të vraposh ,është të ndihesh i lirë!

Tirana 2023

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian Universitar të Futbollit “Tirana 2023”, kryetari i bashkisë Tiranë, Z.Erjon Veliaj, priti në një takim të veçantë, personalitete të larta të Sportit Universitar Europian dhe atij botëror,si dhe drejtues vendor që kanë kaluar eksperienca të tilla. Qyteti-Universiteti-Sporti, ishte tema e diskutimit, ku u shkëmbyen eksperiencat më të mira, për të realizuar një kampionat dinjitoz, i cili për nga organizimi dhe numri i pjesëmarrësve është jo vetëm një nga më sfiduesit në programin EUSA, por është në të njëjtën kohë edhe një nga ngjarjet kryesore të saj. Faleminderit Erjon Veliaj, për kujdesin dhe suportin tuaj në vazhdimësi,ndaj studentëve dhe aktivitetit të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar.

Qyteti,Universiteti,Sporti

Presidenti i FSHSU ,Z.Besnik Veliu, në kuader të partneritetit me projektin e EUSA(Shoqata Europiane E Sportit Universitar),të titulluar “Qyteti,Universiteti,Sporti.”, ftoi në Tiranë:

  • Z.Adam Roczek,Presidenti i EUSA
  • Z.Jacek Sutryk ,kryetar i bashkisë së qytetit të Wrocław,i cili është përzgjedhur nga EUSA si një nga qytetet që do të jetë pjesë e këtij projekti
  • Marian Dymalski,zëvendes president i FISU(Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar)
  • Marcin Przychodny,drejtor i terreneve sportive dhe stadiumit të Wrocław.

Qëllimi i projektit është të vlerësojë dhe të demonstrojë bashkëpunimin midis pushtetit vendor dhe universitetit në kuadër të sportit universitar . Në secilin prej anëtarëve të EUSA ,do të vlerësohet një qytet. Nga data 30 shtator deri më 3 tetor ,u organizua vizita studimore e përfaqsuesve të EUSA dhe të pushtetit vendor ,ku është planifikuar të realizohet edhe një takim me kryetarin e bashkisë z.Erjon Veliaj ,pasi Tirana do të mirëpres vitin tjetër (26 qershor -5 korrik ) Kampionatin Europian Universitar Të Futbollit(m+f),më të madh të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.