Kupe

Kupa Dimërqor Studentor 2022

Punë, ndeshje dhe shumë emocione çdo ditë prane Federatës Shqiptare të Sportit Universitar! U mbyll sot me sukses Kampionati Dimëror Studentor 2022, i organizuar në bashkëpunim me Institutin Jeta e Re. Për disa ditë rradhazi u zhvilluan ndeshjet në disiplinën football (vajza-djem). Skuadrat fituese dhe përfundimi i Kampionatit u finalizua sot me shpërndarjen e çertifikatave, medaljeve dhe kupave. Në fjalën e tij presidenti i FSHSU, z.Besnik Veliu theksoi bashkëpunimin me IJR dhe kampionatet e ardhshme, në disiplina të shumëllojshme sportive, duke mos harruar dhe Kampionatin Europian Universitar 2023 i cili do të zhvillohet në Tiranë! I urojmë suksese skuadrave fituese dhe të gjithë studentëve pjesëmarrës të cilët iu përkushtuan plot vullnet e dëshirë ndeshjeve!

Faleminderit dhe Instituti Jeta e Re për mbështjen dhe bashkëpunimin!

Turneu Universitar i Tiranes 2022

“Turneu Universitar i Tiranes “ ,ku pjesëmarrës ishin 16 universitete. Fitues në këto disiplina ishin :

  • volleyball femra: Universiteti i Sporteve
  • basketball meshkuj : Universiteti Bujqësor
  • futsal:Universiteti “Marin Barleti”

Çertifikatat , medaljet dhe kupat u dorëzuan nga presidenti i FSHSU z.Besnik Veliu , Drejtori Sportiv i EUSA z.Miha Zvan si dhe delegati teknik për futbollin nga EUSA z.Andreas Demetriou. Sporti dhe jeta aktive është një nga mënyrat më të mira gjithëperfshirëse dhe rinia di më së miri të bëhet pjesë e saj!

Kampionatit Kombëtar Universitar 2021/2022

Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu i uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse.

“Kënaqësi dhe krenari t’i jepet kjo mundësi të rinjve plot vlera!” 🏅Gjithashtu z. Veliu ndau lajmin se finalet e kampionateve kombetare Universitare per vitin 2022-2023, pas eleminatoreve do të zhvillohen pranë Resort FAFA në Mars 2023. Disiplinat në të cilat skuadrat do të përfaqësojnë universitetet e tyre do të jenë:

volleyball- femra

footsal-meshkuj

basketball-meshkuj.

Vlen të theksohet mbështjetja që FSHSU i ka dhënë studentëve në aktivitete sportive, të organizuara në rang kombëtar e jo vetëm!

Kupën Sportive 65 Vjet UT 2022

Një dite kaq e veçantë kjo e sotmja ,ku me rastin e 65 vjetorit ,“Universiteti i Tiranes” ka organizuar “Kupën Sportive 65 Vjet UT”. Pjesëmarrës janë 6 fakultete ,ku do te garojnë pedagogë dhe studentë ne disiplinat volejboll dhe basketboll. Pjesëmarrës ne ceremoninë e hapjes së kësaj kupe, ishin dhe vullnetarët e FSHSU , të cilët dhanë kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e saj.