Brukseli, vendi ku u prezantuan idetë brilante të të rinjve europianë. Një iniciativ e HealthyLifeStyle4all, e sjellë nga komisioni Europian, ku vullnetarja shqiptare znj.Flobena Nikolli,njëherësh edhe anëtare e komitetit ekzekutiv të EUSA,e përfaqsoi atë. Është krijuar një “laborator” i quajtur “ YouthIdeasLab”, ku u përzgjodhën të marrin pjesë të rinj nga e gjithë europa dhe jo vetëm. Ata bënë takime me komisionerët Europian dhe kanë sjellë ide të tyre mbi këtë iniciativ inovative. Një ide sa e bukur aq edhe e rëndësishme ,në vlerësimin dhe mbështetjen e të rinjve. Faleminderit Flobena për përfaqsimin dinjitoz, si një shembull dhe model për “Akademinë e vullnetarëve” të FSHSU
