Dita nderkombetare e sportit Universitar-IDUS & Be-Active! Pasioni dhe dashuria për sportin është ajo çka duhet të trashegohet ndër vite ne jeten akademike Studentore. Këto janë dhe synimet e ketyre diteve që nxisin jetesën e shëndetshme dhe mirqënien e studentëve por edhe e të gjitha moshave. Andaj, Akademia e vullnetareve FSHSU, organizoi një aktivitet në lojën e 3×3 Basketball ne qender te Tiranes. Teksa luanin, pranë tyre u bashkangjitën edhe qytetarë të tjerë dhe internacional. Jemi shumë të lumtur që nëpërmjet këtij aktiviteti, te transmetonim vlerat e sportit edhe ne komunitet!
