Kampionati Europian I Futbollit 2021 (Shtyre ne 2023)

Shoqata  Europiane e Sportit Universitar (EUSA) i ka besuar organizimin e Kampionatit Europian te Futbollit Femra dhe Meshkuj për vitin 2021,  Federatës Shqiptare të Sportit Universitar.

Kampionati do të mbahet në qytetin e Tiranës.  (Shtyrë për në 2023 si shkak I pandemisë Covid-19. )

Presidenti I EUSA, Adam Roczek, në një letër drejtuar FSHSU-së ka përgëzuar Presidentin e saj, z. Besnik Veliu për këtë arritje të madhe për zhvillimin e sportit univeritar në Shqipëri dhe Europë.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Federaten e Sporteve Universitare të Kosovës.

….“Një komb, një Kampionat!”

Federatat sportive universitare të Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Besnik Veliu, Presidenti i FSHSU-së e cilësoi marrëveshjen historike për integrimin e studentëve në sportin universitar dhe të rëndësishme për ndërgjegjësimin e insitucioneve respektive në këtë fushë.

“Ende pa u mbushur dy vite nga krijimi i Federatave tona, Shqipëria ka fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, ndërsa Kosova Kampionatin Botëror Universitar në Hendboll”, u shpreh ndër të tjera ai.

Presidenti i FSUK-së, z.Musa Selimi( I vitit 2020) u shpreh se “bashkëpunimi sportiv mes dy vendeve tona ka qenë një ëndërr e kahershme që po bëhet realitet.”

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta universitare, ne përcjellim mesazhin e organizmit të përbashkët edhe të ligave më të mëdha”, theksoi ai.

Sipas marrëveshjes, Federatat do të bashkëpunojnë për organizimin e veprimtarive të përbashkëta sportive studentore të arsimit të lartë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me vëmendje të veçantë në Kampionatet Kombëtare Universitare.

Po ashtu palët u zotuan për të përfaqësuar denjësisht sportin universitar në Shqipëri e Kosovë në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar (FISU), Shoqata Europiane e Sportit Universitar (EUSA), etj.

Rëndësi iu kushtua edhe kërkimit shkencor, me synim hartimin cilësor të programeve të sportit universitar, si dhe zhvillimin e formave të reja sportive në Shqipëri dhe Kosovë përmes aplikimit të praktikave më të mira ndëkombëtare.

Të dyja Federatat kanë si qëllim aktivizimin fizik të studentëve si element të rëndësishëm për garantimin e shëndetit psiko-fizik të tyre, largimin nga veset, motivimin si dhe zhvillimin e kulturës sportive në vend.