

Marrëveshja e bashkëpunimit me Federaten e Sporteve Universitare të Kosovës
….“Një komb, një Kampionat!”
Federatat sportive universitare të Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Besnik Veliu, Presidenti i FSHSU-së e cilësoi marrëveshjen historike për integrimin e studentëve në sportin universitar dhe të rëndësishme për ndërgjegjësimin e insitucioneve respektive në këtë fushë.
“Ende pa u mbushur dy vite nga krijimi i Federatave tona, Shqipëria ka fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, ndërsa Kosova Kampionatin Botëror Universitar në Hendboll”, u shpreh ndër të tjera ai.
Presidenti i FSUK-së, z.Musa Selimi( I vitit 2020) u shpreh se “bashkëpunimi sportiv mes dy vendeve tona ka qenë një ëndërr e kahershme që po bëhet realitet.”
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta universitare, ne përcjellim mesazhin e organizmit të përbashkët edhe të ligave më të mëdha”, theksoi ai.
Sipas marrëveshjes, Federatat do të bashkëpunojnë për organizimin e veprimtarive të përbashkëta sportive studentore të arsimit të lartë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me vëmendje të veçantë në Kampionatet Kombëtare Universitare.
Po ashtu palët u zotuan për të përfaqësuar denjësisht sportin universitar në Shqipëri e Kosovë në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar (FISU), Shoqata Europiane e Sportit Universitar (EUSA), etj.
Rëndësi iu kushtua edhe kërkimit shkencor, me synim hartimin cilësor të programeve të sportit universitar, si dhe zhvillimin e formave të reja sportive në Shqipëri dhe Kosovë përmes aplikimit të praktikave më të mira ndëkombëtare.
Të dyja Federatat kanë si qëllim aktivizimin fizik të studentëve si element të rëndësishëm për garantimin e shëndetit psiko-fizik të tyre, largimin nga veset, motivimin si dhe zhvillimin e kulturës sportive në vend.
KUPA
Kupa e Vjeshtës është një kompeticion I përvitshëm I organizuar nga FSHSU midis ekipeve fituese të kampionateve kombëtare të sportit universitar dhe ekipe të ftuar të sportit universitar të Kosovës mbështetur kjo në marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy federatave.
Kupa e Vjeshtës e vitit 2020, u zhvillua në qytetin e Durrësit . Në ceremoninë e hapjes, Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu, mbajti fjalim, duke inkurajuar studentët dhe duke falenderuar për bashkëpunimin me Federatën e Sportit Universitare të Kosova, Presidentin Z. Musa Selimi.
Morën pjesë :
- Universiteti i Prishtinës, Fakulteti I Ed.Fizik
- Universiteti i Tiranës .
- Universiteti Aleksander Mojsiu .
- Universiteti Aleksander Xhuvani.
Ne disiplinat :
- Volejboll(femra)
- Minifutboll(meshkuj)
Fituesit :
- Volejboll (femra) Ekipi Universitar I Universitetit të Prishtinës.
- Minifutboll (meshkuj) Ekipi Universitar I Universitetit Aleksandër Xhuvani.
- Kupa e parë Universitar Mbarë Kombëtar
Ne disiplinat :
- Ping Pong(femra/meshkuj)
- BeachVolley(femra/meshkuj)
- Minifutboll(meshkui)
Fituesit :
Minifutboll(meshkuj): Ekipi Universitar I Universiteti i Prishtinës
Ping-Pong(meshkuj) : Universiteti Aleksandër Xhuvani, studenti Sadush Tosuni
Ping Pong(femra): Universiteti Aleksandër Moisiu, studentja Liridona Rexhaj
Beach Volley(meshkuj): Ekipi Universitar I FEFS-Universitetin e Prishtinës
Beach Volley(femra) : Ekipi Universitar I FEFS-Universitetin e Prishtinës
- Kupa e pavarsisë
Me rastin e 110 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë , së bashku ne Prishtinë. Një organizim i shkëlqyer nga Fakulteti i Edukimit Fizik-UP, ku i ftuar ishte presidenti i FSHSU zoti Besnik Veliu i cili mjafti edhe një fjalë rasti.
Në disiplinat volejboll dhe futsal u organizuan dy ndeshje me pjesëmarrës Universiteti Prishtines-Universiteti i Tiranës.