Federata Shqiptare e Sportit Universitar
- Federata Shqiptare e Sportit Universitar është përgjegjëse për organizimin dhe qeverisjen e garave sportive në nivel rajonal dhe kombëtar për studentët (atletët) midis moshës 17 dhe 28 vjeç.
- Misioni i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar është t’i ofrojë institucioneve të arsimit të lartë mundësinë për të forcuar rolin e sportit në universitete për mirëqënien e studentëve dhe të komuniteteve.
- Nëpërmjet Shoqatave të Sportit Universitar, sporti integrohet plotësisht në strukturat e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor duke marrë vendin e tij të ligjshëm në strategjitë multidisiplinare.
- Federata Shqiptare e Sportit Universitar synon të garantojë dhe zhvillojë aktivitete dhe programe sportive në institucionet e arsimit të lartë, për studentët dhe komunitetin, në drejtim të zhvillimit të një mënyrë jetese të shëndetshme, kualitetit të jetës, barazisë dhe përfshirjes sociale, sistemeve të vlerave, etikës, lojës së drejtë, edukimit fizik, anti-doping-ut si dhe të sigurojë edukim të cilësisë së lartë.
- Shoqatat Sportive Studentore të formuara brenda institucioneve të arsimit të lartë promovojnë vlerat sportive dhe inkurajojnë praktikën sportive në harmoni me frymën universitare.
- Nxitja e vlerave sportive do të thotë nxitjen e miqësisë, ndershmërisë, këmbënguljes, integritetit, bashkëpunimit midis studentëve, të cilët një ditë do të kenë përgjegjësi dhe madje edhe pozicione kyçe në shoqëri; politikë, ekonomi, kulturë, industri etj.
- Si aleatë ose konkurrentë, këta qytetarë evropianë do të kenë mësuar se si të bashkëpunojnë dhe të merren me çdo problematikë apo eventualitet, duke respektuar kodin etik të mishëruar në vlerat sportive.
- Nxitja e vlerave sportive dhe praktikës sportive gjithashtu, nënkupton dhënien e një dimensioni të ri frymës së universitetit në studim, hulumtim dhe disiplinë, nëpërmjet afirmimit të fuqishëm të zhvillimit të plotë human të individit dhe të shoqërisë në përgjithësi.
- Ky zhvillim nuk është vetëm intelektual, por edhe moral dhe fizik.
- Shoqatat sportive studentore fokusohen në rolin që duhet të luajë universitetet në shoqëri në nxjerrjen në pah të vlerave të sportit dhe qytetarisë te të rinjtë.
- Këto vlera nuk kanë qëllime ose forma të sjelljes, ato ofrojnë korniza që duhet të ndërtohen në mënyrë që të organizojnë qëndrimet shoqërore dhe të rrisin nivelin e investimit të secilit në jetën publike.
- Sporti është i pandashëm nga edukimi, qoftë fizik qoftë intelektual, pasi sporti mundëson përftimin dhe shkëmbimin e aftësive në drejtim të lidershipit, që mund të ofrohet në mënyrë indirekte në sallat e leksioneve, por që duhet të konsolidohet përmes përvojës së fituar në baza sportive dhe në shoqata vullnetare.
- Studentët me një bazë njohurish të kësaj forme nesër do të jenë në gjendje të zhvillojnë dhe amplifikojnë vlerat olimpike që përcjell sporti.
Statuti
STATUTI I FSHSU
RREGULLORJA E BRENDSHME
- Federata Shqiptare e Sportit Universitar është person juridik privat që krijohet në formën e shoqates, e cila perfaqëson bashkimin vullnetar të shoqatave sportive dhe universiteteve, sipas institucioneve të arsimit të larte në Republiken e Shqipëris që vepron në përputhje me dispozitat e kodit civil të Republikës së Shqipëris sipas ligjit 8788, datë 07.05.2001.
- Federata Shqiptare e Sportit Universitar ështe Organizate Jofitimprurëse.
- Federata Shqiptare e Sportit Universitar mban siglën FSHSU.
Misioni
Federata Shqiptare e Sportit Universitar është përgjegjese për organizimin dhe qeverisjen e garave sportive në nivel rajonal dhe kombëtar për studentët (atletet) midis moshës 17-28 vjec.
Misioni I FSHSU-së është ti ofroje institucioneve të arsimit të lartë mundësinë për të forcuar rolin e sportit në universitete për të miren e studentëve dhe të komunitetit.
FSHSU synon të garantoje dhe zhvilloje aktivitete dhe programe sportive në institucionet e arsimit të lartë, për studentët dhe komunitetin në drejtim të zhvillimit të një mënyre jetese të shëndetshme, kualitetit të jetes, barazisë dhe përfshirjes sociale, sistemit të vlerave, etikes, lojës së drejtë, edukimit fizik, anti-dopingut si dhe të sigurojë edukim të cilësisë së lartë.
Objektivat
- T'i ofrojë dhe sigurojë institucioneve të arsimit të lartë, mundësinë për të forcuar rolin e sportit në universitete në shërbim të studentëve dhe të komuniteteve.
- Të zhvillojë aktivitete dhe programe sportive në/ nëpërmjet shoqatave sportive studentore të IAL-ve;
- Të promovojë vlerat sportive dhe inkurajojë praktikën sportive brenda IAL-ve në harmoni me frymën universitare.
- Të ofrojë dhe garantojë mundësi të barabarta për cdo student të Republikës së Shqipërisë për të praktikuar sportin gjatë dhe pas studimeve.
- Të zhvillojë potencialin sportiv studentor në drejtim të progresit dhe pasurimit të aftësive të cilat formojnë qytetarë të përgjegjshëm.
- Të organizojë, të drejtojë, të kontrollojë dhe të vëzhgojë veprimtaritë sportive me studentët e arsimit të lartë, në nivel rajonal e kombëtar, në të gjitha disiplinat sportive
- Të organizojë kampionatet universitare në të gjitha disiplinat sportive dhe të shpallë kampionin kombëtar të universiteteve;
- Të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në institucionet e arsimit të lartë, për zhvillimin e aktivitetit sportiv, në përputhje me standardet bashkëkohore.
Veprimtarite
- Zhvillojë aktivitete dhe programe sportive nëpërmjet shoqatave sportive studentore të IAL-ve.
- Promovojë vlerat sportive dhe inkurajojë praktikën sportive brenda IAL-ve në harmoni me frymën universitare.
- Të ofrojë dhe garantojë mundësi të barabarta për çdo student të Republikës së Shqipërisë për të praktikuar sportin gjatë dhe pas studimeve.
- Zhvillojë potencialin sportiv studentor në drejtim të progresit dhe pasurimit të aftësive të cilat formojnë qytetarë evropian të përgjegjshëm dhe olimpik.
- Ofrojë dhe sigurojë IAL-ve mundësinë për të forcuar rolin e sportit në universitete në shërbim të studentëve dhe të komuniteteve.
- Të organizojë, të drejtojë, të kontrollojë dhe të vëzhgojë veprimtaritë sportive me studentët e arsimit të lartë, në nivel rajonal e kombëtar, në të gjitha disiplinat sportive.
- Të organizojë kampionatet universitare në të gjitha disiplinat sportive dhe të shpallë kampionin kombëtar të universiteteve.
- Të organizojë ekipet përfaqësuese në aktivitetet ndërkombëtare të sportit universitar.