
PJESËMARRJET NDËRKOMBËTARE
FISU PJESËMARRJET NDËRKOMBËTARE
Që nga themelimi i saj në 1949, Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitare është drejtuesi kryesor për të zgjeruar rolin dhe arritjen e sportit universitar në të gjithë botën.
FISU beson se vlerat sportive dhe praktika sportive funksionojnë në një sinkronitet të përsosur brenda studimeve universitare.
FISU ofron mundësi dhe frymëzim për studentët në të gjithë botën për të luajtur sport.
Federata Shqiptare e Sportit universitar është anëtarësuar në FISU prej vitit 2017.
EUSA PJESËMARRJET NDËRKOMBËTARE
EUSA shërben si përfaqësues I sportit universitar në përgjithësi dhe federatave anëtare në veçanti në lidhje me organizatat Evropiane. Shpërndan në të gjithë Evropën idealet e sportit universitar në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ndërkombëtare të Sportit Universitare (FISU) dhe organizata të tjera Evropiane. Federata Shqiptare e Sportit Universitar eshte anetare e EUSA që prej vitit 2017.