PROJEKTE DHE INICIATIVA

BeActive: organizatore e Javes Europiane te Sportit (2018-2019-2020).

Java Europiane e Sportit zhvillohet çdo vit në datat 23-30 Shtator, kjo javë ndihmon çdo njeri të rris dhe përmirësoje nivelin e jetesës dhe të bëhet më aktiv. 

Java Europiane e Sportit është për të gjithë pa dallim moshe, niveli social ose përgatitje fizike.

Ne kemi nevoj të jemi “#Be Active” çdo ditë të jetes tonë.
Federata Shqiptare e Sportit Universitar prej vitit 2017 është partnere me MASR dhe organizatore zyrtare e kësaj iniciative të Komisionit Europian në Shqipëri.

IDUS 20 Shtator: Dita Ndërkombëtare e Sportit  Universitar.

IDUS është një platformë  e shkëlqyer për të shkëmbyer ide, praktika më të mira, sfida dhe mundësi brenda dhe përmes sportit universitar në të gjithë botën.

Dita e kremtimit 20 Shtator,  paraqet një mundësi për të shkëmbyer njohuri mbi çështjet kryesore në lidhje me zhvillimin e sportit dhe Lëvizjen Sportive Universitare në të gjithë botën, dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin për rëndësinë e sportit në institucionet arsimore, si dhe misionin e FISU, programet aktuale, politikat dhe përparësitë.

IDUS 2019: U festua më 20 Shtator në Shqipërinë Juglindore, Korçë. Filloj me një konferencë, tryezë të rrumbullakët dhe morën pjesë në një shtyp kombëtar.  Presidenti i FSHSU-së, Z. Besnik Veliu, dha disa fjalë për IDUS, misioni dhe objektivi i FISU. Fjalime të ndryshme u mbajtën nga personalitete të ndryshme nga Bashkia, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Rektorët e 2 Universiteteve, Kampionët e Kombit etj. Studentët nga Universiteti “Fan Noli” festuan IDUS në “Parku Rinia, Qëndra Rinore Korçë”, “Aneksi Sportiv Qendra Shumëfunksionale Sportive dhe Kulturore”, me aktivitete të ndryshme si: Çiklizëm, Futboll, Basketboll, Volejboll, ndeshje miqësore midis studentëve dhe në një atmosferë të mrekullueshme dhe paqësore. Aktiviteti  përfundimtar  u organizua në “Qendra Rinore”, me muzikë, studentë këngëtarë, studentë aktore, instrumente.

IDUS 2020: Dita e Sportit Universitar 20 Shtator,2020 Dita e Sportit Universitar 20 Shtator 2020, u mbajt në bashkëpunim mes dy Federata te sportit Universitar, FSUK & FSHS. Konferenca hapëse u mbajt nga Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Universiteti i Prishtines, z.Musa Selimi dhe Presidentja e FSUK, znj.Diellza Shaqiri . Më pas fjalën e mori Presidenti i FSHSU, Z. Besnik Veliu, i cili theksoi rëndësinë e misionit të FISU, FSHSU dhe IDUS. Anëtarë i komitetit drejtues z.Xhaferr Rakipllari, perfaqësuesja e MASR, znj.Elvira Baze e cila shprehu fjalët e saj mbështetëse në lidhje me aktivitetet sportive në vijim, ishin pjese e delegacionit shqipëtar.
Zumba & Yoga
Zumba me Studente “ ështe një iniciative që FSHSU e ka krijuar për herë të parë për tju ofruar risi dhe zbavitje. Është një program enkas për të rinjtë, i frymëzuar nga vallëzimi Latin dhe është një nga format më të famshme të rutinës së stërvitjes për të gjitha grupmoshat ku kryesisht më e dashur për të rinjtë. Ky trend, ku te studentet angazhohen në kercimin Zumba ka përfitime për:
  1. Shëndetin e zemres,
  2. Tonifikon dhe ndërton muskujt
  3. Reduktues i stresit
  4. Humbje te shëndetshme të peshës
  5. Përmirëson koordinimin dhe fleksibilitetin
“Yoga me Studentë” është një praktike 5.000 vjeçare me origjinë nga India, por insiativa më e re e FSHSU, ku gjate ushtrimeve ndërlidhen tre komponente shumë të rëndësishëm: mendja, shpirti dhe trupi. Është menduar kjo iniciativë për vete faktin se në periudha stresuese me të cilat përballen studentët, duhet një aktivitet që ti ndihmojë të çlirojnë stresin dhe enegjitë negative. Përfitimet e praktikës së Yogës me Studentë jane:
  1. Përmirëson forcën, balancën dhe fleksibilitetin
  2. Përmirëson shëndetin e zemrës
  3. Redukton stresin
  4. Rrit përqëndrimin
  5. Shumë energji dhe gjendje shpirtërore e mire.

Federata Shqiptare e Sportit Universitar ka organizuar për herë të I- rë YOGA dhe Zumba për studentët duke ofruar trajnim me një nga mësuesit e mirënjohur italian, Dorian Zazo. Paraprakisht aktiviteti filloi me një kërcim masiv dhe modern të shumëdëshiruar nga studentët, ZUMBA, që u drejtua nga Drejtoresha Teknike Znj. Kelli Delia. Zumba është lloji I kërcimit latin I kombinuar me ushtrime aerobike, por që mund të marrin pjesë individë të cfarëdolloj moshe, ku edhe vetë Presidenti dhe Pedagogët e Universiteteve ju bashkuan energjisë së të rinjve në Pallatin e Sportit “ Asllan Rusi”.
Gjithashtu më tej, vijimi me YOGA ishte pikërisht ajo çfarë duhej pasi, përfitimet e ushtrimit të një sporti të tillë si YOGA lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien psikologjike të studentëve, duke reduktuar nivelin e stresit dhe ankthit, duke rritur shkallën e përqëndrimit, ka veti kuruese, të relakson, të jep mirëqenie fizike dhe mendore po ashtu.

Hiking me studentet

Hiking (ecje ne mal) do të thotë të ecësh jashtë në një shteg, ose jashtë shtegut, për qëllime rekreative. 

 Hiking eshte nje disiplinë e re në Shqipëri por shumë e dashur në kohën e sotme.                Federata Shqiptare e Sporti Universitar po e promovon më së miri në Univeritetet Shqiptare duke realizuar ecje ne mal në çdo qytet te Shqipërisë.   Studentet jane promotoret më të mire te kësaj disipline ne vendin tone. FSHSU ka përfshirë Pedagogët dhe Studentët në këtë iniciative duke marrë parasysh Përfitimet e Hiking:   

  1. Ul rrezikun e sëmundjes së zemrës.
  2. Përmirëson presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak.    
  3. Rrit dendësinë e kockave, pasi ecja është një ushtrim që mban peshë.
  4. Forcon muskujt  glutes, kuadriceps, hamstrings dhe muskujt në ijet dhe këmbët e poshtme.    
  5. Përmirëson ekuilibrin.
  6. Ndihmon në kontrollin e peshës suaj.
  7. Rrit  gjendjën shpirtërore.

 “Hulumtimet tregojnë se hiking ka një ndikim pozitiv në luftimin e simptomave të stresit dhe ankthit,” thotë Gregory A. Miller, PhD, president i Shoqatës Amerikane të Hiking.

Të qenit në natyrë është e ngulitur në ADN-në tonë dhe ne ndonjëherë e harrojmë atë.

  • Club Hiking FSHSU

Viti  2020

  1. Ecje në Shtegun ‘’Rubik 1 Mirdite”
  2. Ecje në Boville

Viti 2021

  1. Ecje në malin e` Gramozit
  2. Ecje në Malin e Dajtit
  3. Ecje në Alpet Valbonë – Theth
Turneu Universitar I Tiranës

Federata Shqiptare e Sportit Universitar  me mbështetjen e Bashkisë Tiranë do të organizojë “ Turneun Universitar të Tiranës “.  Aktiviteti do të përfshijë 6 Universitete publike të qytetit të Tiranës të cilat do të krijojnë secili nga 3 ekipe sportive, në sportet e minifutbollit, volejbollit dhe basketbollit. Aktiviteti sportiv do të zhvillohet në stukturat dhe ambjentet sportive publike moderne të kryeqytetit, të cilat do të mbushen nga rinia studentore. Bashkia Tiranë, Federata Shqiptare e Sportit Universitar, studentët , lektorë,  pëfaqësues të Universiteteve publike të Tiranës dhe dashamirës, do jenë aktorët dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

Qëllimi i organizmit të këtij turneu është gjallërmi i jetës sportive studentore të kryeqytetit duke nxitur në rradhë të parë Universitet publike të krijojnë ekipe sportive dhe më pas duke përfshirë dhe nxitur studentët të jenë aktiv dhe të bëhen pjesë e këtij organizimi. Turneu Universitar i Tiranës do të jëtë jo vetëm një kompeticion sportiv por do të përcjelli edhe mesazhe, dhe do të  japi kontribut konkret tek pjesëmarësit . Aktiviteti ka si qëllim gjithashtu të rikthej entuziazmin në përgjithësi në sport pas situatës së pandemisë , të mbushi sallat sportive dhe të përjetohen emocionet që vetëm aktiviteti sportiv i dhuron . Promovimi i sportit për rininë studentore dhe rëndësinë që ka për mirqënien psiko-fizike aktiviteti sportiv janë në qëndër të këtij organizimi. 

Turneu Universitar i Tiranës do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publike  që përfshijnë: