Presidenti i FSHSU ,Z.Besnik Veliu, në kuader të partneritetit me projektin e EUSA(Shoqata Europiane E Sportit Universitar),të titulluar “Qyteti,Universiteti,Sporti.”, ftoi në Tiranë:
- Z.Adam Roczek,Presidenti i EUSA
- Z.Jacek Sutryk ,kryetar i bashkisë së qytetit të Wrocław,i cili është përzgjedhur nga EUSA si një nga qytetet që do të jetë pjesë e këtij projekti
- Marian Dymalski,zëvendes president i FISU(Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar)
- Marcin Przychodny,drejtor i terreneve sportive dhe stadiumit të Wrocław.
Qëllimi i projektit është të vlerësojë dhe të demonstrojë bashkëpunimin midis pushtetit vendor dhe universitetit në kuadër të sportit universitar . Në secilin prej anëtarëve të EUSA ,do të vlerësohet një qytet. Nga data 30 shtator deri më 3 tetor ,u organizua vizita studimore e përfaqsuesve të EUSA dhe të pushtetit vendor ,ku është planifikuar të realizohet edhe një takim me kryetarin e bashkisë z.Erjon Veliaj ,pasi Tirana do të mirëpres vitin tjetër (26 qershor -5 korrik ) Kampionatin Europian Universitar Të Futbollit(m+f),më të madh të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
