





Akademia e Vullnetarëve të FSHSU-së ka për qëllim gjithëpërfshirjen e të rinjve në organizimin e aktiviteteve sportive.
Statuti
Federata Shqiptare e Sportit Universitar është person juridik privat që krijohet në formën e shoqates, e cila perfaqëson bashkimin vullnetar të shoqatave sportive dhe universiteteve, sipas institucioneve të arsimit të larte në Republiken e Shqipëris që vepron në përputhje me dispozitat e kodit civil të Republikës së Shqipëris sipas ligjit 8788, datë 07.05.2001.
Federata Shqiptare e Sportit Universitar ështe Organizate Jofitimprurëse.
Federata Shqiptare e Sportit Universitar mban siglën FSHSU.
Organet Drejtuese
1. Asambleja e pergjithshme 2. Presidenti 3. Zv. Presidenti 4. Komiteti drejtues
Asambleja e Përgjithshme
- Asambleja e përgjithshme është organi më I lartë I Federatës Shqiptare të Sportit Universitar.
- Vetem një Asamble e mbajtur në perputhje me rregullat e statutit ka autoritetin të marrë vendime.
- Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga të gjithë anëtarët e saj, të cilët përfaqësohen me 1 votë.
- Në Asamblenën e Përgjithshme mund të marrin pjesë pa të drejtë vote anëtarët e nderit të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme.
- Komiteti Drejtues vendos mbi pjesëmarrjen e përsonave e tjerë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, këta persona nuk kanë të drejtë vote dhe mund të diskutojnë vetem me lejen e drejtuesit të Asamblesë.
Presidenti
Presidenti zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme dhe përfaqëson Federatën Shqiptare të Sportit Universitar. Forma e zgjedhjes, detyrat dhe të drejtat e tij përcaktohen në nenet 23-24 të statutit të FSHSU-së.

- Edukim Fizik dhe Sporte
- Organizim dhe administrim I jetës sportive në IAL
- Promovim I sportit Universitar nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve sportive
- Disiplina e futbollit
- Diplome e integruar e studimeve të larta në Degën e Kulturës Fizike si Mësues I Edukimit Fizik dhe Trajner , Instituti I Lartë i Kulturës Fizike, Vojo Kushi
- Diplomë e integruar e nivelit te dytë Master Shkencor: Në specialitetin Futboll, Instituti I Lartë i Kulturës Fizike, Vojo Kushi.
- TRAJNIM NDËRK.OMBËTAR në CONI, Italy, 1990.
- TRAJNIM NDËRKOMBËTAR: “Post Covid Era – Sport in new Dimensions” Universiteti Savitribai Phule Pune,Pune, Indi.
- Përgjegjës I Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin e Tiranës.
- Presidenti I Federatës Shqiptare të Sportit Universitar prej vitit 2017
- Pedagog I Edukimit Fizik në Universitetin e Tiranës
- Koordinator i aktiviteve sportive në UT brënda dhe jashtë vendit , që nga 2008
- President I Shoqatës Sportive Studentore, UT
- Organizator i aktivitetit sportiv ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Banbergut Gjermani,
- Anëtare i bordit drejtues IFIUS, ”Sport Fest”, në Tiranë dhe Durrës me pjesëmarrje e 28 universiteteve nga Shqiperia, Universitetit i Prishtinës, Universiteti i Tetovës dhe Shoqata nga Ulqini.
- Organizator i Universiades Kombëtare Studentore “Pranvere 2015”
- Organizator i Universiadës Mbarëkombëtare “Tiranë 2016”
- Organizator i aktivitetit për 60-vjetorin e Universitetit të Tiranës
- Anëtar I Bordit Drejtues së Olimpiadës Kombëtare të 100- vjetorit të Pavarësise , 2012.
- Tetor 2010 pjesmarrës në Universiaden e Valencias , Spanjë
- Gusht 2011 pjesmarrës në Olimpiaden Botërore Shenzhen, Kine
- Tetor 2011 pjesmarrës në Universiadën e Amsterdamit Hollandë
- Tetor 2013 pjesmarrës në Universidën e Antwerb, Belgjikë
- Viti 2015 pjesmarrës në EuroRoma
- Universiada e Taipeit, Taiwan
- Pjesmarrës në Lojrat Europiane Universitare , Portugali
- Korrik 2019 , pjesmarrës në Universiadën Verore Botërore , Napoli , Itali.
- Shtator 2020, panelist në konferencën e përbashkët ndërkombëtare IDUS, Prishtinë, Kosovë.
Sekretari I Përgjithshëm
Sekretari I Përgjithshëm është organ administrativ në Federatën Shqiptare të Sportit Universitar dhe emërohet nga Presidenti. Funksionet e tij përcaktohen në nenin nr. 31.
- Metoda e , kerkimit shkencor dhe shkrim akademik ,
- Menaxhim në Sport ,
- Marketing në Sport “
Msc. Holtjon Orhani ka studiuar për ;
- “ Drejtësi “ (4 vjet) , “ Fakulteti Juridik , Universiteti i Tiranës ,Shqipëri .
- “ Menaxhim dhe administrim biznesi “ (bachelor). “ Universiteti Sevati dhe Parashqevi Qiriazi” ,Tiranë , Shqipëri .
- “ Giurisprudenza , magistrale “ ( 5 vjet ), profilizimi : E Drejtë Ndërkombëtare dhe E Drejta e Punës në Sport . Universita degli studi di Milano , Bicocca, Itali ,
- “ Master in Sport Management , Marketing and Society “ , Universita degli Studi di Milano , Bicocca , Itali.
- 4 – vjecare në Itali dhe Shqipëri si Menaxher në Sport
- Përfaqësues ligjor dhe ndërmjetës i lojtarëve në futboll
- Konsulencë juridike dhe menaxheriale për sportistët dhe klubët sportive.
- 2 – vjeçare në sektorin e marketingut dhe marrdhënieve me publikun tek “ Giorgio Armani “ , Itali Milano ( Emporio Armani Basket , Përfaqësueja Olimpike Italiane , Rio 2016 )
- 1 vjeçare si Sekretar i Përgjithshëm (administrator) i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar
- 1 vit e gjysëm si pedagod në Universitetin Marin Barleti në lëndët :
- Metodat e kërkimit shkencor dhe shkrim akademik
- Menaxhim në sport
- Mareketing në sport

Partnerët






VEPRIMTARITE
Federata Shqiptare e Sportit Universitar është e angazhuar të:
- Zhvillojë aktivitete dhe programe sportive nëpërmjet shoqatave sportive studentore të IAL-ve.
- Promovojë vlerat sportive dhe inkurajojë praktikën sportive brenda IAL-ve në harmoni me frymën universitare.
- Të ofrojë dhe garantojë mundësi të barabarta për çdo student të Republikës së Shqipërisë për të praktikuar sportin gjatë dhe pas studimeve.
- Zhvillojë potencialin sportiv studentor në drejtim të progresit dhe pasurimit të aftësive të cilat formojnë qytetarë evropian të përgjegjshëm dhe olimpik.
- Ofrojë dhe sigurojë IAL-ve mundësinë për të forcuar rolin e sportit në universitete në shërbim të studentëve dhe të komuniteteve.
- Të organizojë, të drejtojë, të kontrollojë dhe të vëzhgojë veprimtaritë sportive me studentët e arsimit të lartë, në nivel rajonal e kombëtar, në të gjitha disiplinat sportive.
- Të organizojë kampionatet universitare në të gjitha disiplinat sportive dhe të shpallë kampionin kombëtar të universiteteve.
- Të organizojë ekipet përfaqësuese në aktivitetet ndërkombëtare të sportit universitar.