Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu i uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse.
“Kënaqësi dhe krenari t’i jepet kjo mundësi të rinjve plot vlera!” Gjithashtu z. Veliu ndau lajmin se finalet e kampionateve kombetare Universitare per vitin 2022-2023, pas eleminatoreve do të zhvillohen pranë Resort FAFA në Mars 2023. Disiplinat në të cilat skuadrat do të përfaqësojnë universitetet e tyre do të jenë:
volleyball- femra
footsal-meshkuj
basketball-meshkuj.
Vlen të theksohet mbështjetja që FSHSU i ka dhënë studentëve në aktivitete sportive, të organizuara në rang kombëtar e jo vetëm!